Një 9 vjeçar nga Kosova me emrin Diell Sadriu i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ku i kërkon mbështetjen e tij për të mësuar më shumë rreth rreth Amerikës në shkollë. Duke respektuar të gjitha rregullat e mirësjelljes, nxënësi i klasës së tretë tregon më tej që ai dëshiron të dijë më shumë rreth historisë, sportit, apo trashëgimisë amerikane.
“I dashur zoti Biden”, 9-vjeçari shqiptar i shkruan letër
“I dashur Z. Biden,
Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President
Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.
Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.
Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.
Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu“, shkruan ai.