Historia e një gruaje të dëshpëruar, që është në kërkim të disa përgjigjeve që deri tani si ka marrë kurrë, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”.
Bëhet fjalë për Melin, 33 vjeçe, e cila jeton prej vitesh në Zvicër. Ajo tregoi në një lidhje skype për emisionin se si burri i saj me të cilin kishte jetuar për 13 vite e kishte braktisur për një grua tjetër, e cila kishte fëmijë nga martesa e saj e parë.
Teksa deklaroi se ai i kishte ikur nga shtëpia pa asnjë sqarim, 33-vjeçarja tha se burri i kishte marrë dhe lekët, kursime të përbashkëta.
“Historia ime është nga ato që dhëmbin dhe shokojnë mbarë opinionin publik. U njohëm me bashkëshortin kur ai erdhi këtu te mua me pushime në Zvicër. U njohëm dhe vendosëm të bashkëjetonim. Por pasi kaloi një periudhë e madhe kohe unë nuk po sillja një fëmijë në jetë.
Kur kaluan disa vite martesë unë kuptova që bashkëshorti nuk ishte më ai që kishte qenë dikur, pasi gjërat ndryshuan kur unë një ditë i gjeta një mesazh ku ai bisedonte me një femër tjetër me të cilën kishte pasur një lidhje të mëparshme dhe mesa duket ata vazhdonin të komunikonin sërish së bashku edhe pse ajo kishte krijuar familjen e saj dhe ka edhe fëmijë. Mirëpo ma justifikoi me shprehjen që nuk di unë kush mund të më shkruaj në rrjetet sociale.
Kaloi një kohë dhe ne vendosëm të bënim një fëmijë me procedurat invitro, pikërisht aty ai edhe më braktisi, duke u larguar në Kosovë me pretendimin se do shkonte të takonte familjen. E telefonoja pafund dhe nuk më përgjigjej, ai kishte shkuar dhe ishte bashkuar me këtë femrën me të cilën edhe e kapa në bisedë. Ajo është nënë e fëmijëve te cilët i ka braktisur dhe ka ikur me bashkëshortin tim. I kam kërkuar që ai të kthehet duke më dhënë një shpjegim pasi me detyrohet. Ka marrë gjithë të ardhurat që kishim mbledhur së bashku për 13 vite martesë.
Nuk u kthye dhe ende nuk ja kam dhënë divorcin. Nuk do t’ja jap derisa ai të më kthejë mua fitimet e mia dhe t’i japë bo rxhet familjes time. Ai më tra dhtoi dhe më braktisi. As gjërat e tij personale nuk i ka marrë, nuk përgjigjet asnjë thirrjeje. Unë nuk dëshiroj që ai të kthehet me zor por ama më detyrohet për gjithçka, të paktën një shpjegim nga ai pasi të gjitha paratë që mori janë të ardhura nga të dy ne.
Ajo gruaja pohon që nuk është me bashkëshortin im, por familjarët e burrit të saj ma kanë konfirmuar se ajo ka ikur dhe ka br aktisur edhe fëmijët. Ajo pohon se nuk është e vërtetë por është e vërtetë”, tha Meli. Ndërkohë, këtë version e mbështeti edhe ish-kunata e gruas që tashmë është partnerja e re e burrit të Melit. Sipas zonjës, ish-kunata kishte lënë fëmijët e saj të gjyshërit dhe ishte larguar me burrin e Melit.
“Përshëndetje, unë jam kunata e gruas që ka ikur bashkëshorti Melit. Ata të dy bashkëjetojnë dhe ato që pohon Meli janë të vërteta. Ajo ka braktisur vëllain tim dhe fëmijët dhe është larguar me bashkëshortin e Melit. Fëmijët i ka lënë të gjyshërit. Gjithçka është e vërtetë ajo që thotë Meli.”, tha zonja. /bw