Loading...

Kancelarja Merkel refuzon të marrë vaksinën, zbulohet cila është arsyeja

Gjatë fushatës së vaksinimit që po zvhillohet në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka refuzuar të marrën dozën e parë të AstraZeneca, kjo për shkak se ajo nuk rekomandohet për grupmoshën e saj.

Autoritetet gjermane nuk e kanë aprovuar vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç, ndërkohë që vetë kancelarja është 66 vjeç.
“AstraZeneca është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt, e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe e rekomanduar në Gjermani deri në moshën 65 vjeç”, tha Merkel.

Pavarësisht thirrjes për zonjën Merkel për të marrë dozën e parë, ajo qëndroi e vendosur për të mos marrë vaksinën, duke i thënë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Unë nuk bëj pjesë në grupmoshën e rekomanduar për AstraZeneca.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com