Atdheu dhe Sindi nuk ishin të pranishëm në puntatën e mbrëmjes së sotme të emisionit “PërPuthen”.
Në hyrje të emisionit, moderatorja Bora Zemani sqaroi se Atdheu mungon për shkak se është infektuar me COVID, duke i uruar atij shërim të shpejtë.
Ndërsa Sindi nuk është e pranishme, pasi një i afërmi i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Atdheu nuk do të jetë në ditët në vijim sepse është infektuar me COVID, ne i urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet sa më shpejt në studio.
Edhe Sindi nuk do të jetë pasi ka një të afërm në gjendje të rëndë.
Ne i urojmë shërim të shpejtë dhe sigurisht edhe atë e presim sa më shpejt në studio”, tha Zemani.