Loading...

Kush është shqiptari i parë që do shkojë në Mars/ Si u përzgjodh 19-vjeçari nga NASA mes 12 milionë njerëzve

Bennet Nura, nga Kosova është vetëm 19 vjeç. Ai prej tre vitesh jeton në Holande, ku vazhdon studimet për shkenca kompjuterike.

Emri i Bennetit do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët pasi ai do të jetë shqiptari i parë që do të shkojë në planetin mars.

Gazetarja R.Muça: Bennet, do të bësh një udhëtim të pazakonte jevetëm 19 vejca dhe je përzgjedhur nga NASA për të shkuar në planetin Mars. Kjo përzgjedhje u bë në mesin e 12 milion njerëzve që aplikuan për të shkuar në këtë planet. Ju aplikove? Përse u përzgjodhe ti?

Bennet: Unë aplikova tek website i Nasas, dhashë të dhënat e mia si emrit dhe shkollimi e ma pas u përzgjodha në mesin e 12 milion njerëzve, gjithsej do të shkojmë në Mars 100 mijë persona.

Gazetarja R.Muça: Si u bë përzgjedhja, a duhej të plotësoje ndonjë kriter të Nasas?

Bennet: Duhet të jesh i interesuar për shkencën dhe të kesh përfunduar klasën e pestë për shkencë.

Gazetarja R.Muça: Kur është parashikuar që të bëhet ky udhëtim?

Bennet: Njerëzit e parë do të shkojnë në 2026, më pas do të shkojmë të gjithë ne që jemi përzgjedhur.

Gazetarja R.Muça: Përse po bëhet ky udhëtim për në Mars?

Bennet: Ky udhëtim do të bëhet për të gjetur jetë, ose ujë në atë planet. Me pas ne njerëzit mund të shkojmë atje.

Gazetarja R.Muça: Sa do të zgjasë ky udhëtim?

Bennet: Nga Toka në Mars do të duhen 7 muaj. Unë jam shumë i interesuar për shkencën dhe më vjen mirë që mund të bëj diçka për të tani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com