Loading...

Reagon për herë të parë ish- e dashura e Rinianit, konkurent në ‘Për’puthen’

Ish- e dashura e konkurrentit më të ri në “Për’puthen”, Rinianit, ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien që ka me të.

Pas akuzave të shumta se lidhja mes tyre vijon dhe afrimitetit që Riniani ka pasur me Anën, rusja ka vendosur që të flaës. Përmes një postimi në Instastory, vajza e quajtur Marcela i uron suksese Rinianit.

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo dhe i bën tag Rinianit.