Cili do të jetë fundi i një “Love Story”.
Saimir Kasemi, protagonisti kryesor i këtij “Reality Shoë”, i duhet të zgjedhë njërën mes dy vajzave finaliste, Genardën ose Merin, ose asnjërën prej tyre.
Por ai mund të vendosë për ndonjërën nga konkurrentet e puntateve të tjera, qoftë në natën finale, ose edhe pas saj.
Një ndër to është Enxhëll, e cila u vetë-eliminua dhe pas refuzimit nga Saimiri dhe produksioni që ajo të rikthehej, vajza nga Gjirokastra ka përgatitur një surprizë para finales.
Ajo është shfaqur e veshur me një vello, teksa është bërë nuse. Enxhell Lenga nuk dihet nëse ka dashur t’i bëj ndonjë surprizë, ndoshta të pakëndshme pretendenteve të tjera finaliste, apo Saimirit.
Genarda e cila jeton ashtu si Saimiri ne Gjermani, sakaq, mësohet se ka udhëtuar drejt Stambollit para finales.
Ajo është shfaqur në xhaminë e këtij qyteti, ku duket se po i lutej Zotit.
Meri Murrizi, nga ana tjetër, ka treguar në Instagram se është duke festuar me miqtë e saj, para finales.
Kureshtja se cilën do të zgjedhë Saimiri, apo do të dalë pa nuse, do të shuhet gjatë natës finale.
Por si ndryshim nga spektaklet e ngjashme, ajo që bën më të çuditshëm historinë e dashurisë së Saimirit, është fakti sesi do të zgjedhë ai nusen e tij të ardhshme.
Në SHBA, para vendimit, në një format të ngjashëm protagonistit kryesor i jepet një muaj kohë. Atje ai njihet edhe më mirë me vajzën që ka zgjedhur, po ashtu edhe me familjen e saj, dhe më pas merr vendimin.
Si do të martohet Saimiri “live” në ekran, kur duket se nuk njeh mirë as vajzën dhe aq më pak familjen e asaj që do të zgjedhë. Madje ai tha se nuk i takon vajzat gjatë javës, përveç mbrëmjeve kur del në ekran.
Nata finale po troket, Saimiri dhe vajzat finaliste misionin e realizuan: U bënë të famshëm.
Për martesën, ndoshta ka ende kohë për të gjithë …/noa