Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve prej ndjekësve të saj, njëri prej të cilëve e ka pyetur për një episod të ndodhur një muaj më parë në aeroport.
“A është e vërtetë se ti dhe Mario Novak mund të kishit përfunduar në burg në aeroport 1 muaj më parë?”, u pyet Fifi.
Këngëtarja u përgjigj se ka ndodhur, por nuk dha detaje se cila ka qenë arsyeja, thjesht shpjegoi se ia ka dalë mbanë ta kalojë këtë situatë pa përfunduar në b urg.
“Po është e vërtetë! Dhe sinqerisht nuk e kam idenë si dolëm nga ajo situatë. Mario Novak tregoju pak zemër”, është kjo përgjigja e këngëtares.
Ndër të tjera, Fifi zbuloi se është dashuruar për herë të parë në moshën 21 vjecare, por nuk dihet kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.