Një bllok me shënime, që dy shohet se përmban emra të pacientëve dhe bashkangjitur tyre, edhe shumat e parave që ka marrë, është prova më e fortë që ka SPAK zotëron kundër mjekut të arr estuar Edvin Prifti.
Sipas “Report tv”, mësohet se në këtë bllok, variojnë shuma të shënuara, që shkonin nga 1 mijë, deri në 10 mijë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për lekë apo euro.
Nisur nga kjo, SPAK ka sekuestruar kartelat mjekësore, për të verifikuar nëse emrat dhe datat korrespondojnë me emrat e shënuar në bllokun e Priftit.
Sa i përket parave të gjetura në shtëpinë dhe në zyrën e mjekut të njohur të QSUT-së, mësohet se janë pyetur bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por këto të fundit kanë thënë se paratë nuk janë nxjerrë prej tyre.
Nga sa raportohet, ka qenë gruaja e mjekut që ka deklaruar se paratë ishin të saj dhe se i kishte përfituar nga një kontratë shit-blerje që nuk ishte noterizuar ende.
Nga ky proces, ka një “përp lasje” mes pr okurorisë dhe avokatëve lidhur me vendin se ku u gjetën paratë. Sipas organit të akuzës, 50 mijë euro dhe 3 mln lekë, janë gjetur në zyrën e mjekut, por sipas avokatëve, ato ishin në çantë dhe do dërgoheshin në bankë nga Prifti.
Aktualisht SPAK po kryen hetime mbi origjinën e këtyre parave, teksa janë shtrirë edhe në gjetjen e personave që mund të kenë pasur lidhje me mjekun dhe që shërbenin si sekserë për gjetjen e pacientëve dhe transferimin e tyre në privat.
Për kardiologun e njohur, të shtunën e shkuar gjykata caktoi masën e sigurisë “arr est në bu rg”, pasi prokuroria i shtoi ak uzën për pastrimin e parave, por sot avokatët e tij kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.
Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arre stimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Mjeku Prifti dyshohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.
Kjo e fundit ka qenë nën përgjim, pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK, duke e arr estuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.
Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur në telefon me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.
Kjo gjë ka bërë që pr okuroria të nisë një het im për ko rrupsion për mjekuni. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e shtëpi. /noa.al/