Loading...

Njoftim i rëndësishëm nga ARRSH

ARRSH ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e akseve rrugore.

Sipas njoftimit, rruga Milot-Lezhë është më problematike dhe është punuar gjatë natës.

Njoftimi i plotë:

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku. Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Në rajonin e Veriut, akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

Në rajonin qëndror qarkullimi bëhet me zixhirë në akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

Në rajonin rrugor qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com