Shtatë shqiptarë janë arr estuar në bordin e anijes së mallrave në Portland Port, Britani e Madhe.
Shtatë shqiptarët janë arrestuar në një anije mallrash që besohet se është nisur nga Panamaja dhe sapo kishte mbërritur në portin britanik.
Nuk dihet se në cilin port i kishin hipur shqiptarët në anije.
Shërbimi i ndihmës së shpejtë tha se një person kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e Chise Bulker në orët e para të së martës.
Por po licia më pas zbuloi se në anije ishin shtatë persona të paidentifikuar.
Më pas rezultoi se askush nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Pol icia e Dorset tha se ekuipazhi i anijes po merrej në pyetje, por nuk kishte raportime për ndonjë dëmtim të ekuipazhit ose të të arrestuarve.
Një zëdhënës i pol icisë tha se ishte kontaktuar nga shërbimi i ndihmës së shpejtë, kur anija mbërriti në brigjet e Britanisë.
“Një total prej shtatë individësh – që besohet të jenë shtetas shqiptarë – u arr estuan nga po licia dhe u shoqëruan”, tha ai.
Ata do të vlerësohen nga autoritetet për veprime të mëtejshme.
/NOA.al