Në të shkuarën ajo ka qenë gjithnjë e paqartë sa i takon emrit, jetës, por para së gjithash origjinës së saj.
Por së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka sqaruar gjithçka, duke i dhënë fund dyshimeve dhe arsyes, pse e kishte mbajtur të fshehtë origjinën e saj.
Në një intervistë në një televizion grek, ajo ka treguar se kur ishte fëmijë, nuk pranohej në shoqëri për shkak të origjinës dhe kishte frikë se nuk do i jepej kurrë mundësia për të qenë ajo që është tani.
”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan, por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua”, tha Eleni.
Sakaq, këngëtarja 33-vjeçare e ka cilësuar Greqinë si vendlindjen e saj, ku pranon se edhe buka ka një shije tjetër.
”Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë kishte dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”- është shprehur Foureira.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila prej vitesh zhvillon karrierën në Greqi, në festivalin Europian të Muzikës në vitin 2018 në Eurovision, përfaqësoi Qipron, ku dhe foli për origjinën e saj shqiptare.
Në këtë festival ajo ishte shumë afër fitores, ku mori vendin e dytë me këngën “Fuego”. /noa.al/