Loading...

23 vjeçarja mbi peshë më në fund gjen dashurinë, fejohet me instruktorin e palestrës

Brittany Jacques, 23 vjeçe, nga Britania e Madhe, e cila kishte hu mbur besimin në dashuri, për shkak të peshës së saj, afro 140 kg, më në fund gjeti dashurinë.

Ajo tashmë është në një lidhje dashurie me një instruktor palestre, i cili e do 23-vjeçaren për atë që është.

E reja e kishte hu mbur besimin në dashuri pasi partnerët e parë, i kërkonin që të dobësohej.

Tani çifti janë fejuar dhe thonë se ishte dashuri me shikim të parë, edhe pse ata tallen rregullisht për diferencën e tyre të peshës në internet.

“Të dy pothuajse kishim hequr dorë nga takimet kur filluam të flisnim. Ne duket sikur u dashuruam menjëherë nga momenti kur u takuam. Në fillim isha paksa hezituese. Kam qenë në marrëdhënie ku djemtë më kanë thënë se do të më ndajnë nëse nuk filloj të mbaj dietë ose të përpiqem të humbas peshë”, tha ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com