Loading...

Aktori turk konfirmon lidhjen me gazetaren italiane seksi

Asnjë koment dhe një foto e qartë. Ajo që përflitej para disa javësh, tashmë është e vërtetë: aktori i njohur turk, Can Yaman, ka nisur një romancë me gazetaren italiane seksi, Diletta Leotta.

Pas gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, Can ka reaguar për herë të parë. Aktori publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me Diletta-n.

Gazetarja shfaqet me kokën e mbështetur tek shpatullat e Yaman. Ndërkohë, aktori shihet me një armë në dorë, e kjo ndoshta, sepse dyshja ka dashur të kalojë pak kohë duke u argëtuar me qitjen.

“Çifti i rrezi kshëm”, shkroi ai krahas postimit, në të cilin etiketoi edhe Diletta-n. Ai i mbylli komentet në këtë foto, por fansat e dyshes e kanë shpërndarë atë menjëherë në rrjete sociale.

Dëshira për të zyrtarizuar historinë e tyre të dashurisë tani duket e qartë. A mund të mos fshihen më Yaman dhe Diletta Leotta?

E përjavshmja italiane “Chi”, i ka fotografuar në disa raste në hotele të ndryshme në Romë, midis një largimi romantik dhe një nate pasioni, por tani, janë ata që e tregojnë veten të lumtur dhe të qetë së bashku.

Pasi u përhap lajmi për flirtin mes të dyve, aktori turk u detyrua të largohej nga Twitter-i për të shmangur fansat e dë shpëruar.

Tani ai nuk kujdeset më dhe publikon imazhin e parë të çiftit, duke çaktivizuar mundësinë për të komentuar. Mesazhi nuk lë dyshime. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com