Loading...

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, homazhe për mjekun që humbi jeten nga Covid-19

Mjeku i njohur nga Skrapari, Muharrem Nonaj, i cili h umbi be tejën me Covid 19 pak ditë më parë, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell.

“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij. Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!”, shkruan Meta. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com