Loading...

Çiljeta Xhilaga prek me fjalët e ndjera për babain e saj: ‘Të paktën ëndrrën time më të madhe e realizova, të bëra gjysh o zemra ime ti’

Çiljeta Xhilaga hu mbi babain e saj, pas infektimit nga Covid. I shtruar prej disa ditësh te “Shefqet Ndroqi”, Çiljeta ka falenderuar mjekët për përkushtimin që kanë treguar deri në momentin e fundit të jetës së babait të saj.

Çiljeta ndau me ndjekësit në Instagram një mesazh, ku edhe tregoi lidhjen e saj të ngushtë që ka pasur me të atin, si dhe sakrificat e tij, që t’i plotësonte çdo dëshirë në realizimin e ëndrrave të saj.

“O zemra ime ti, që dhe një liber të shkruaj për ty, nuk mbarojnë fjalët çfarë njeriu ke qenë ti dhe çfarë babai shembullor… Kurrë s’më ka munguar asgjë që fëmijë, vetëm falë teje. Më dhe çdo gjë në jetë, e mbaj mend si tani kur me çoje në kurs anglishteje e italishteje që fëmijë, kur më çoje në kursin e notit e në çdo vend tjetër ku kisha unë dëshirë. Më mbeshtete në çdo gje hap timin në jetë, të drejtë apo të gabuar, për mua ke qenë babai ideal dhe jam krenare që kam mbartur nga ty virtytet më të mira: dashamirësinë dhe zemrën e bardhë. Të paktën ëndrrën time më të madhe e realizova, të bëra gjysh o zemra ime ti, që vetëm kur të përmendja Fernandon reagoje.

“Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur një vend të mirë në Xhenet afër Profetit tonë MUHAMED. Të dua përgjithmonë babush!”

“E falenderoj pa fund të gjithë e ekipin e mjekeve infermjerëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” bashkë me Prof. Perlatin për të gjithë përkushtimin që treguan deri në frymën e fundit. S’do ta harroj kurrë humanizmin tuaj, por çfarë është e shkruar, është e shkruar”, kan qenë fjalët që Çiljeta Xhilaga shkroi në Instagram, pas ndarjes nga jeta të njeriu të saj të shtrenjtë, babai.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com