Bëri bujë organizimi i Ermal Mamaqit që mblodhi disa njerëz në një sallë të mbyllur, në kushtet kur është e ndaluar për shkak të koronavirusit.
Një ditë më parë u tha se Mamaqi ka marrë gjo bë për atë që bëri.
Ndërkohë sot ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama, që e mbështeti masën ndaj tij.
“Kam respekt për Ermal Mamaqin e kam mik, por nuk mund t’u japë këtë shembull shqiptarëve. Po e përmend atë meqë e kam mik, po nuk mundet që ai ta bëjë këtë, prandaj e mori gjobën, përfshi këtu edhe njerëz të PS-së që e harrojnë këtë.
Kjo është indiferencë harresë, por është e pafalshme, që kështu nëse do kemi shtrëngim masash, do ngulmojmë që të zbatojnë këto njëherë”, tha Rama në konferencë me gazetarët. /noa.al/