Loading...

Cilësia e rrugëve në Shqipëri vlerësohet me notën 4.3, nga maksimalja 7

[sgmb id=”1″]

Shqipëria është vendi me infrastrukturën më të mirë rrugore në Ballkanin Perëndimor, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Në raportin e fundit të konkurrueshmërisë globale 2017-2018 WEF e vlerëson cilësinë e rrugëve në Shqipëri me notën 4.3, nga 7 që është vlerësimi maksimal. Deri në vitin 2017, Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes programit “Përmirësimi i rrugëve dytësore dhe lokale” i bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare dhe një numër donatorësh të huaj ka rikonstruktuar 145 segmente rrugore dhe ura me një gjatësi totale prej rreth 1,200 km. Rritja e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonave rurale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com