Në lidhje me emisionin Përputhen, që aktualisht është një ndër më të ndjekurit në vend, Stresi shkruan se nuk ka asnjë shembull pozitiv për t’i dhënë të rinjve.
Përmes një postimi të bërë në Instagram stresi shkruan se akoma nuk e kupton mor alin e emisionit e se aty nuk mund të pretendohet që të gjendet njeriu i duhur.
“Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi.
O Zot i madh, e kishin bast arduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë ! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “ Përputhen “?Aty sheh vetëm një të folur vul gare nga femrat, deri në tr embje…!
! Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty brenda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhv eshur, tre mbin dhe ato që janë jashtë!
Për çfarë qëllimi pikërisht në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me fr ikën e Covid 19, ju keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një deg jenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !
Ju, po i tregoni brezit të ri, të zi hen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me gru shta për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..!
Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për t’u parë, e jo më për të marrë shembull”, shkruan reperi në instastory.
Sipas këngëtarit, Përputhen po promovon dhu në, një model jo të denjë për vajzat dhe aspak kulturë. Ai sugjeron që në ekrane të ketë emisione për të rinjtë, por të tilla që t’i frymëzojnë ata për t’u shkëputur nga rruga e dro gës, apo kr imit, e për të marrë një rrugë të denjë.
“Në fillim u tremba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitchen, por sot dua ta falënderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “kuzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurrentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë.
Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmen e saj në kuzhinë… Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?! Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min.
çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarsinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?T urp ! Për mua, mund të bëhen emisione e produksione për të rinjtë, që duan të shkëputen nga dro ga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi !
Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz fals që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat”, shkruan Stresi.