Loading...

Enxhëll u largua nga emisioni, flasin vajzat: Ja kush i ushtronte presion

Pas largimit të Enxhëllit nga “Love Story”, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, një nga konkurrentet, Suela ka deklaruar se Enxhëll kishte presion nga i ati dhe familja.

“Jo ne nuk na kishte thënë asgjë fare. Presioni ishte nga babi, nga familja, nuk e përballon dot”, tha Suela.

Ndërkohë Meri u shpreh:

“Nuk e prisnim vetëliminimin e Enxhëll, por ishte dëshira e saj. Mendoj se ajo e kishte menduar më parë këtë gjë. Ne nuk e dinim, mbetëm aty të gjitha të habitura”.

“Se di çfarë ndodhi. Ajo po thoshte që është ndjerë pak keq kur e sheh Saimirin në takime të tjera, ashtu siç ndihem edhe unë”, tha Xhesi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com