Një nga surprizat e spektaklit “Love Story” javën e kaluar ishte veteliminimi i Enxhëll, një prej vajzave që fitoi edhe zemrën e publikut. Enxhëll e bëri vendimin e saj të ditur papritur, madje menjëherë pasi ishte transmetuar takimi i saj romantik me Saimirin në kinema.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, -u shpreh Enxhëll gjatë spektaklit të hënën.
Ndërsa pak orë më parë, Enxhëll ka bërë një falënderim për fansat dhe produksionin, duke theksuar edhe arsyen kryesore që e bëri të hiqte dorë nga programi. Ajo la të kuptohet se nuk kishte ndjenja për Saimirin dhe nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë e spektaklit duke bërë show.
“Dëshiroj të bëj një falënderim special për produksionin e Love Story që më dhanë mundësinë të isha pjesë e spektaklit. Mësova shumë shumë gjëra të reja, të cilat nuk do t’i harroj kurrë, përgjatë gjithë jetës.
Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story, ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normalisht ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrsesi nuk mund të bëhesha një showgirl! Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”, -shkroi ajo. /CLASS