Një burrë nuk pranoi të nënshkruajë certifikatën e lindjes së djalit pasi gruaja i vendosi të voglit emrin e ish-të dashurit të saj.
Burri tha se ata u përpoqën që të gjenin një emër duke komunikuar me njëri-tjetrin, por në certifikatë rezultoi diçka tjetër.
Burri zbuloi se gruaja akoma nuk e kishte harruar lidhjen me ish-të dashurin, dhe vendosi që emrin e tij t’ia vendoste djalit, shkruan Dailystar.
“Ajo po më mashtronte kështu që unë i thashë asaj se nuk po nënshkruaj certifikatën derisa ta ndryshojmë emrin përsëri ashtu si kishim rënë dakord”, tha burri.
Tani burri është dyshues për djalin e tij dhe dëshiron një test atësie për t’u siguruar që ai është babai.