Loading...

Trump mban fjalimin e lamtumirës: ‘Tani, ndërsa jam duke u përgatitur t’i dorëzoj pushtetin një administrate të re, dua që ju të dini që lëvizja që kemi filluar është në fillimet e saj’

Në prag të betimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, Donald Trump ka mbajtur një fjalim të shkurtër që duket se nuk ishte lamtumirë, pasi dërgoi disa mesazhe të qarta se nuk është dorëzuar dhe se “lu fta” do të vijojë.

“Tani, ndërsa jam duke u përgatitur t’i dorëzoj pushtetin një administrate të re, dua që ju të dini që lëvizja që kemi filluar është në fillimet e saj. Lëvizja jonë është vetëm në fillim”, tha ai, ndërsa në të njëjtën kohë mbrojti politikat e tij, duke thënë se gjatë mandatit 4-vjeçar ai nuk provokoi asnjë luftë.

“Unë jam shumë krenar, sepse isha presidenti i parë në dekada që nuk fillova një lu ftë të re”, shtoi ai.

“Një administratë e re po betohet dhe ne lutemi për suksesin e saj në ruajtjen e sigurisë dhe prosperitetit amerikan”, tha më tej Trump.

“Ne kemi riaktivizuar aleancat tona dhe kemi bashkuar kombet për t’u përballur me Kinën si kurrë më parë”, – tha në vazhdim manjati republikan në fjalën e tij.

Presidenti republikan, nuk e përmendi fare emrin e rivalit të tij demokrat, Biden gjatë mesazhit të tij.

Trump, po ashtu foli edhe për sulmin ndaj Kongresit Amerikan, ku më 6 janar, mbështetësit e tij tentuan që të pengojnë certifikimin e fitores së Bidenit.

Trump tha se “të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kongresit tonë” dhe se “dhuna politike është su lm ndaj çdo gjëje që ne çmojmë si amerikanë” dhe një gjë e tillë, sipas presidentit në largim, “asnjëherë nuk do të tolerohet”.

Trump nuk e ka pranuar kurrë plotësisht hu mbjen ndaj demokratit Biden, i cili fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 votave paraardhësit të tij tashmë.

Presidenti në largim nuk do të takohet me Biden para inaugurimit të demokratit në mesditën e së mërkurës.

Në vend të takimit me Biden, Donald Trump ka planifikuar udhëtimin për në Florida, ku ai pritet të banojë pas mbarimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com