Loading...

Ja vendimet e para që do të marrë Joe Biden si president i SHBA-ve

Joe Biden do të nënshkruajë vendimet e tij të para për lu ftën kundër pandemisë dhe ndihmës për ekonominë amerikane që në ditën e tij të parë të betimit si president në 20 janar, menjëherë pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ekipit të tij të tranzicionit, janë një duzinë dekretesh që do të miratohen menjëherë nga Biden të paktën brenda dhjetë ditësh.

Siç është parashikuar, do të jenë dekrete për çështje rregullimesh, që do të shfuqizojnë disa nga masat më të diskutueshme të Donald Trump, siç është ndalimi i hyrjes në SHBA nga disa vende myslimane.

“Dritë jeshile” do të ketë edhe për kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe programin që lejon të bashkojë familjet e emigrantëve të ndara në kufirin me Meksikën.

Ndër dispozitat në frontin e l uftës kundër pandemisë, është detyrimi për të mbajtur një maskë në shtetet federale dhe në udhëtimet nga njëri shtet në tjetrin në Amerikë.

Gjithashtu pritet të ndalohet dëbimi dhe shtyrjet e pagesave të kredive të marra nga studentët e universiteteve. /noa.al/

epa08942698 A frame grab from a handout video released by the Office of the President Elect shows US President-Elect Joseph R. Biden speaking during a press conference in Wilmington, Delaware, USA, 16 January 2021. US President-Elect Joseph R. Biden announced the key members of his science team. EPA/OFFICE OF THE PRESIDENT ELECT / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com