Loading...

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga h umb njeriun e afërm, inxhinier dhe ndërtues i njohur

U nda sot nga jeta në moshën 84-vjeçare një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga.

Inxhinieri ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, e cila ka pasur tëafërm, duke ndarë edhe lajmin e trishtë përmes një mesazhi ngushëllimi.

Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar disa fjalë prekëse.

Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA. Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në New York City.

Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.

Ai ka ndërtuar Hotelin “Kempinsky Hotel” (Pallati Ciragan) në Stamboll, Istanbul. Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite etj.

Veç të tjerash ka rithemeluar Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”, ka bashkë-themeluar Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë, me qendër në New York si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) duke shërbyer si një nga anëtarët themelues të bordit.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com