Loading...

Aktorja e famshme e Hollivudit h umb jetën në moshën 38-vjeçare

Aktorja e famshme e Hollivudit, Jessica Campbell, ka nd ërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 38-vjeçare. Ajo u bë e njohur nga roli që luajti në “Election”, në vitin 1999.

E ndjera ka lënë pas djalin 10-vjeçar, Oliver, teksa njerëzit pranë saj kanë deklaruar se hum bja ishte e papritur dhe m isterioze.

Lajmin e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’. Shkaku i vd ekjes së Jessica-s nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha “TMZ” se familja e saj po pret rezultatet mjeko-ligjore të autopsisë në Oregon.

Wessling tha se në një moment Campbell hyri në një banjë dhe nuk doli e gjallë prej andej, pasi familjarët e gjetën pa shenja jete.

“TMZ” deklaroi se tezja dhe ndihmësmjekët e thirrur, u përpoqën ta shpëtonin, por f atkeqësisht nuk ia dolën.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë e infektuar me Covid-19, pasi para se të mbyllte sytë, ka thënë se i duket sikur është ftohur. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com