Më shumë se 400 simpatizantë, anëtarë të familjes dhe miq u mblodhën në Bruksel, për të pr otestuar kundër vde kjes së Ibrahima B., ngjarje e ndodhur të shtunën e kaluar. 23-vjeçari vd iq pas arr estimit.
Sipas avokatit, po licia e la atë pa ndjenja në dysheme për më shumë se pesë minuta gjatë marrjes në pyetje në stacionin e po licisë. Pavarësisht nga përpjekjet e organizatës, manifestimi u shoqërua me konfrontime midis forcave të pranishme të po licisë dhe disa pro testuesve.
Raportohen tre të pl agosur: dy oficerë po licie dhe një de monstrues, që i mori një ambulancë.
Në prag të t ubimit, familja e Ibrahima mbajti një konferencë shtypi në të cilën ata theksuan kërkesën e tyre për drejtësi.
Autoritetet Belgjike njoftuan të Mërkurën se një hetim do të nisë për vdekjen e një njeriu me ngjyrë, i ndaluar nga policia.
23-vjeçari, i identifikuar vetëm me I.B., vd iq në Bruksel të Shtunën.
Zyra e prok urorit të Brukselit tha të mërkurën se një ekip i posaçëm do të caktohet për të udhëhequr he timin.
Urdhri erdhi ndërsa rreth 300 njerëz demonstruan sot në Bruksel, duke kërkuar që autoritetet të ndriçojnë in cidentin.
Sipas prokurorëve, I.B. u arr estua pasi ai dyshohet se u përpoq t’u ikte of icerëve që kontrollonin një grup njerëzish të mbledhur në Brukselin qendror. Ata u mbodhën pavarësisht nga një ndalim për tubimet publike të vendosura për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Ai më pas u dërgua në një stacion pol icie, ku i ra të fikët, thanë pro kurorët. Ai u transferua në spital, ku atje u shpall i vd ekur.
Media lokale raportoi se I.B. kishte filluar të regjistronte po licinë me smartphone të tij të Shtunën kur oficerët vendosën të kryenin një kontroll të ID-së mbi të. Zyra e prokurorit tha se ka sekuestruar imazhet e mbikëqyrjes së video, si nga stacioni i po licisë ashtu edhe nga vendi i arr estimit të burrit.
Comité P i Belgjikës, një organ i pavarur që mbikëqyr shërbimet e po licisë, po heton dhe një mjek është caktuar për të kryer një autopsi, si dhe teste të toksikologjisë, nga ana e zyrës së pr okurorit.
Ai shtoi se familja dhe avokati i I.B ishin takuar me kryeprokurorin të mërkurën në mëngjes dhe se atyre iu dha garanci se “të gjitha mjetet janë dhe do të zbatohen për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi”.
/NOA.al