Loading...

‘Ylberon jehon e këngës,Aurela skenat tund/Kurdisur telat e zemrës,në vendlindjen Llakatund’/ Vargje nga Tomorr Lelo kushtuar divës Aurela Gace

Vargje kushtuar kengetares Aurela Gaces nga Tomorr lelo:

Ylberon jehon e këngës
Aurela skenat tund.
Kurdisur telat e zemrës
në vendlindjen Llakatund.
Labëresh në borë larë
Sy shqiponjë bijë e tërbaçe
Zëri pastër qelibar
Diva Aurela Gaçe.
Nëpër skena festivale
Jehon kënga s’jam tribu.
Rrënjë e degë nga këta male
Jam shqiptare rrojë këtu.
Ikonë e këngës Vlonjate
Emblema e Labërisë.
Mbete Aurela Gaçe
Zë bilbil i shqipërisë.
Shkruar nga Tomorr Lelo @tomorrlelo

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com