Loading...

Gjergj Leka për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit:E kishim lënë të iknim pas të shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete!

I pik ëlluar nga lajmi i papritur, Leka shkruan në rrjetet sociale se vd ekja e Prodanit ‘i preu krahët’.
TIRANË– Për ndarjen e papritur nga jeta të Kujtim Porodanit ka reaguar edhe kantautori dhe miku i tij Gjergj Leka.

I pikëlluar nga lajmi i tr ishtë , Leka shkruan në rrjetet sociale se vd ekja e Prodanit ‘i preu krahët’.
“O Kujtim si kështu….. E kishim lënë të iknin pas shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete…..Na preve krahët“, shkruan leka në ‘Facebook’.
Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë hu mbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com