Gazetari i njohur Mero Baze hu mbi sot edhe babain e tij, rreth një muaj pasi i ndërroi jetë e ëma.
Lajmin e trishtë bëri publik vetë gazetari, përmes një postimi në rrjete sociale.
Baze shkruan se, i ati e mbajti fjalën, sepse shkoi te nëna e tij para të dyzetave të saj, ashtu siç i premtoi para se ajo të ikte nga kjo botë.
“Vetëm 36 ditë arriti të jetojë pa nënën në këto 72 vitet e fundit që jetuan bashkë. Kur nëna iku më 1 dhjetor ai i tha se do shkonte tek ajo para të “dyzetave”. E mbajti fjalën. Iku kur deshi vet e siç deshi vet. Ashtu si ka bërë gjithë jetën”, shkroi Mero Baze, pas humbjes së të atit. /NOA.al