Loading...

Zh dukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, avokati: ‘Po mbahet p eng nga dy burra’

Zhd ukja prej më shumë se dy muajsh e 19-vjeçares shqiptarei, Artemis Vasili në Greqi, vazhdon të mbulohet nga mi steri.

E reja rezulton e zhd ukur që prej 16 tetorit 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.

Rasti i një ku fome femër që u gjet në një valixhe, e cila përfundimisht rezultoi se i përkiste një gruaje 38-vjeçareje kineze, tri shtoi familjen e 19-vjeçares, pasi kishin f rikë se trupi i pajetë mund të ishte i Artemis, por për fat të mirë nuk u konfirmua.

Ndërkohë, Anastasios Dougas, avokati i familjes, thotë në protothema.gr se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di asgjë, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas.

Sipas mediave greke, vajza kishte nisur të kërkonte punë kohët e fundit, sepse donte që të ishte e pavarur financiarisht nga familja.

Ajo kishte kryer disa intervista pune në një zinxhir të madh dyqanesh për lodra dhe shtëpish në zonën e Koropit ku banonte.

Ajo po përpiqej të gjente një punë dhe të vendoste themele të reja në jetën e saj pas ndarjes nga partneri i saj në verë.

Megjithatë, autoritetet e po licisë po verifikojnë tërësisht çdo provë që kanë në zotërim dhe shpresojnë që mi steri i zhdu kjes të zgjidhet së shpejti. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com