Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje bore me intensitet të ulët.
Autoritetet theksojnë se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë. Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë.
Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës nga km 8-16 varion nga 15-20 cm.
Megjithatë, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore
Njoftim mbi gjendjen e akseve
👉Në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore 🌨me intesitet të ulët
👉Qafa e Qarrit, Dardha km 7 deri km 13, Voskopoja km 16 deri në km 18.
🚧Kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur këtyre akseve.
👉Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️
#ARRSH #MIE