Loading...

Nga infrastruktura rrugore te mjediset çlodhëse/ Nis transformimi i lagjes ’24 Maji’ në Vlorë

“Ka nisur transformimi i lagjes “24 Maji” në Vlorë, një hapësirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, mjediset çlodhëse, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte optimale për komunitetin”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve në këtë lagje ku i pranishëm ishte kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri.

“Kjo është një zonë prej 6 hektarësh në të cilin zhvillohet ky projekt. Jemi në fillesat e projektit. Është një sipërfaqe rreth 7500 m2 asfalt që do të shtrohet përgjatë gjithë territorit. Janë përreth 10500 m2 trotuare dhe standardi është që të përgatisim një strukturë model dhe do të vazhdojmë edhe me investime të tjera, duke zgjidhur problemet në lagje problematike në bashkinë e Vlorës”, u shpreh kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli teksa shtoi se, “sigurisht që pjesa e Çoles është ndër pjesët më të përmendura dhe të gjithë qytetarët kanë kërkuar shpeshherë dhe vazhdojnë të kërkojnë që projektet të mos ndalojnë këtu, falë Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe mbështetjes tuaj personale, arritëm që ta fillojmë shumë shpejt, në kohë rekord këtë projekt kaq të rëndësishëm”.

“Ky do të jetë shembulli i parë i ndërhyrjeve dhe do të vazhdojnë hap pas hapi në të gjithë territorin e zonave ku ne nuk kemi arritur të ndërhymë. Pra, ajo që diskutojmë shpeshherë dhe themi që vetëm Bulevardi apo Lungomare, sigurisht që jo, ky është shembulli që tregon që vëmendja e të gjithëve së bashku dhe të mbështetjes suaj personale sigurisht është në të gjitha pjesët e territorit ku problematikat e infrastrukturës janë shpeshherë ato që referojnë qytetarët”, deklaroi Leli.

“Besimi në investime që sjell përmirësim të infrastrukturës, përmirësim të jetës sigurisht që rrisin edhe vlerën e pronave për të bërë një realitet të prekshëm. Ne vazhdojmë të kemi mirëkuptimin e banorëve”, përfundoi Leli. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com