Ato njihen për miqësinë e ngushtë mes tyre.
Dy mikeshat ndajnë shpesh në rrjetet sociale momente ku shfaqen së bashku.
Xhemi dhe Arbana kanë treguar se miqësia e tyre është shumë e fortë edhe përtej ekranit.
Dy moderatoret e njohura kanë vendosur të takohen për herë të parë për vitin 2021, por në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe sherri i parë për këtë vit.
Xhemi ka treguar se si çdo herë, Arbana vonohet në takime dhe kjo ka qenë arsyeja pse janë zënë.
Biseda në rrjetet sociale mes tyre:
Arbana: Kafja e parë për 2021.
Xhemi: Edhe sherri i parë për 2021, por nuk do ta tregojë.
Arbana: Sherr kot. A zihet njeriu pse vonohesh?
Xhemi: Sigurisht që zihet njeriu pse vonohesh se shkoj në parkim, paguaj parkim kot dhe duhet të dal nga parkimi se kjo nuk erdhi kurrë.
Arbana: T’i paguaj dikush ju lutem Xhemit parkimin.
Xhemi: Dhe jo vetëm./NOA.al