Moderatori i njohur Bledi Strakosha njihet për dashurinë që ka ndaj kafshëve. I ftuar në emisionin “Enxhi në botën e kafshëve”, ai tregon për kafshët që ka pasur në jetën e tij dhe përvojën që ka ndarë gjatë rritjes së tyre.
I pyetur nëse ka pasur ose do të kishte lidhje me një njeri që nuk i do kafshët, ai u përgjigj: “Kur bëhet fjalë për një lidhje të rëndësishme, sepse unë jam ende aventurë, më pëlqen, se më duket vetja 20 vjeç, por prapë nuk do lidhesha me një njeri që nuk i do kafshët. Midis te dyve zgjedh kafshën”, – thekson Bledi Strakosha.