Gjy kata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arr est me bu rg” për Përparim Ademin, 59-vjeçari, i cili ek zekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në Tiranë pak orë para ndërrimit të viteve.
Para trupës gjykuese, Ademi, i njohur edhe me mbiemrin Tela ka pranuar që para 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën. Pas ndarjes me këtë të fundit, ai është lidhur me motrën tjetër Zhanetën, sipas Abc news.
Ndërkaq, Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër. Kjo e fundit ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.
Para grupit hetimor, ajo ka shtuar se ka pasur hyrje dhe dalje familjare me ta, si edhe kanë udhëtuar së bashku.
Ndërkohë, Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.
Ai ka thënë se kri mi ndodhi për arsye xhelozie sepse kishte dyshime se Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.
Por si ka ndodhur dinamika e ngjarjes? Mësohet se Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament, ka marrë një fëmijë që po luante poshtë pallatit, duke e përdorur si karem për të hyrë brenda në banesë.
Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar ta mbyllin derën. Por fillimisht 59-vjeçari ka reaguar dhe më pas ka hapur zj arr në drejtim të tyre.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gë zhoja pl umbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë që lluar motrat Bardhi dhe Metani.
Pasi ka kryer kr imin, 59-vjeçari ka lënë ar mën tip aut omatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Auto matiku është gjetur me kar ikator bosh, të cilin e ka zbr azur në trupat e vik timave dhe në banesën e tyre.
Tashmë Përparim Ademi ak uzohet për veprën pe nale “vr asje për shkak të marrëdhënieve familjare”.