“Ishte dashuri me shikim të parë. Ne pamë një shkëndijë në sytë e tij: ishte hera e parë”. Sytë janë të Leon Kirby-Bulner, një djalë autik 4-vjeçar anglez.
Deri në vitin 2017, djali i vogël mbeti i mbyllur në botën e tij, në pamundësi për të komunikuar asnjë lloj emocioni.
Pastaj erdhi Fern, një qenushe dy muajshe, ndërsa Leoni ishte vetëm një vjeç: “Ata u bënë të pandashëm që nga momenti i parë, – thotë nëna Hayley, 44, për Metro.co.uk – Ndërveprimet e para të Leonit nuk ishin me ne, jo me njerëz të tjerë, por me Fern. Dhe tani ai është një llafazan”. Fern është bërë “miku më i mirë” i Leonit.
Qenushja është një “lojacake”, por ajo mund të jetë shumë serioze kur është e nevojshme: për shembull, vendosja e saj para shkallëve, kur fëmija rrezikon të rrotullohet poshtë ose ta parandalojë atë të godasë kokën në tokë ose në mur, duke vepruar si një jastëk.
Por kjo nuk është e gjitha. Hayley, e cila drejton një biznes me burrin e saj Karsten, në Andover, Hampshire, shtoi: “Ndihma që Fern na jep çdo ditë, nuk mund të nënvlerësohet. Ndër të tjera, ajo ndihmon Leonin, i cili tani nuk heziton për të thirrur mikeshën e tij për t’u qetësuar kur ka ndonjë nga krizat e tij ose për ta ngushëlluar kur është e nevojshme”.
Megjithatë, roli i terapisë së kafshëve shtëpiake dhe qenve shoqërues për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe njerëzit, veçanërisht fëmijët, me çrregullime të spektrit autik, nuk është i njohur për të gjithë.
Por përballë rezultateve të pabesueshme për Leonin e tyre të vogël, Kirby-Bulners kanë vendosur të punojnë për t’i bërë të ditur të gjithëve se si një qen mund të ndryshojë jetën e tyre dhe të ndihmojë familjet e tjera me fëmijë autikë për të gjetur mikun e zemrës me katër këmbë që mund t’iu kthejë buzëqeshjen. /noa.al/
blob:https://www.facebook.com/73037d67-64d0-43d3-97af-fdab5a6e1160