Loading...

Aktorja Rudina Dembacaj dhe politikani Mark Frroku tashmë të martuar (foto)

Aktorja Rudina Dembacaj dhe politikani Mark Frroku tashmë janë martuar. Sot, aktorja ka surprizuar publikon, me disa foto të shkrepura në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Çifti i bashkëshortëve nuk ka bërë akoma një ceremoni martesore, por kanë bërë celebrim, në shoqërinë e pak personave.

Moderatorja e famshme thotë se do ta bëjë edhe dasmën së shpejti, si dhe do të mbajë mbiemrin Frroku.

“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark (Shihemi në dasëm)”- ka shkruar Rudina krah fotove që gjeni në galeri.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto bashkë me të.

Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Me këtë fundit ajo ka treguar se ruan raporte shumë të mira, duke u bërë model për të gjithë prindërit e divorcuar.

Dembacaj mori në shtator propozimin për martesë nga Mark Frroku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur gjithçka në detaje.

Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com