Një mbrëmje dinamike dhe me shumë surpriza pritet të jetë edhe e hëna e shtatë e spektaklit “Love Story”, në TV Klan. Kanë mbetur 10 konkurrente në garë, nga të cilat, edhe këtë javë, njëra do të eliminohet, ndërsa të tjerat do të vijojnë të luftojnë për të fituar zemrën e princit.
Krahas formulës së eliminimeve, nga dy në një, kjo e hënë do të ketë edhe surpriza të tjera nga takimet e Saimirit me vajzat. Cilën prej tyre zgjodhi ai për të kaluar Krishtlindjet?
Saimiri, ende nuk e ka zbuluar cilat vajza zgjodhi për takimet e gjata, por Valentina, njëra nga vajzat e reja që i janë shtuar listës së konkurrenteve, do të rrëfejë nesër si shkoi dhe si u ndie ajo në takimin romantik me Saimirin.
Nesër, gjithashtu, do të zbuloni më shumë detaje nga netët e tjera të Saimirit dhe të vajzave, cilat janë ato që ai i konsideron më afër vetes, por edhe do të zbuloni cila do të jetë e eli minuara e kësaj jave, tregon Class.