Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”. Këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.
Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit u zbuluan shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj.
Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.
“Pa asnjë dyshim” që do të kemi një dasmë në vitin 2021; pasi 2020 ia prishi planet për martesë. Të paktën Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale.
Sipas Leonorës nëse në lidhje nuk ka dashuri, respektit dhe komunikimit i vjen fundi.