Nuk mund të mungonin për fundvit, siç edhe e do tradita.
Parodistët e Vlorës kanë realizuar së fundmi një parodi të quajtur: ‘Në të s’ëmës 2020’.
Në këtë parodi të luajtur nga Afrim Agalliu dhe Agron Hamo është përshkruar realiteti i ri, që duhet të jetojmë më tej, kjo për shkak të periudhës së vështirë që kaloi njerëzimi këtë vit nga Covid.
‘Nuk puthesh dot nuk të lë maska, si t’ja bëjmë na u nxi jeta, në të s’ëmës 2020”, – thonë parodistët ndër të tjera përmes vargjeve të tyre.
Video është bërë menjëherë virale në rrjet.