Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të shkojë në Spitalin Infektiv në ditën e Krishtlindjeve.
Paraditen e sotme, kreu i qeverisë së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu janë parë në ambientet e spitalit të ashtuquajtur Covid 1.
Ata janë pritur nga një grup mjekësh dhe infermierësh, ndërsa Rama në shenjë falënderimi i ka dhuruar atyre një buqetë me lule dhe është përulur para tyre.
Spitali Infektiv është i pari që u hap për pacientët me COVID-19 në Shqipëri në fillim të pandemisë.
Po ashtu teksa ka ikur nga Infektivi Rama ka përshëndetur me dorë edhe familjarët e pacientëve jashtë spitalit.