Si sot para 9 viteve, Jonida Maliqi priti fëmijën e saj të parë. Këngëtarja u bekua me një djalë, të quajtur Dan, i cili padyshim i ka zbukuruar gjithë jetën.
I vetmi dhe i vogli i Jonidës feston sot 9 vite jetë dhe nuk kishte si të mungonte një urim emocionues nga këngëtarja për të.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se në qendër të pemës së Krishtlindjes ka vendosur një fotografi të Danit. Ai është personi më i rëndësishëm në jetën e Jonidës dhe sigurisht që meriton edhe vendin kryesor kudo.
“Ti je dhurata më çmuar që më bekoi Zoti, nuk e ke idenë se sa të dua dhe se pa ty ekzistenca ime do të ishte e kotë. Që kur u bëre pjesë e jetës sime ndjej më fort lumturinë, frikën, dashurinë e dhimbjen. Jeta ime më kalon para syve si një film me metrazh të shkurtër për çdo vit të ditëlindjes tënde. Të dua drita e syve të mi!”, ka shkruar këngëtarja.