Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni daljet e para në publik i ka pasur që në një moshë mjaft të vogël.
Ajo ka eksperimentuar në fusha të ndryshme të artit, mirëpo të gjithë e njohim dhe do ta njohim më së shumti si këngëtare.
Megjithëse prej kohësh i ka munguar publikut me projekte të reja muzikore, këngëtarja Ingrit Gjoni nuk harron të jetë aktive në Instagram, ku ndan vazhdimisht me fansat e saj momente të ndryshme të jetës së saj.
Në fakt, pavarësisht se sot është ditëlindja e saj, Ingriti ka vendosur të mos publikojë asgjë.
Po t’ju tregojmë moshën e këngëtares jemi të bindur që s’keni për ta besuar, pasi ajo duket ende si në të 20-tat e saj.
Ingriti ka lindur më 24 dhjetor të vitit 1981 dhe sot mbush 39 vjeç!
Rikujtojmë se për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtarja pranoi në emisionin “E diell” ndërhyrjet e saj estetike.
“Unë kam bërë buzët në 2010-n kur s`i kishte bërë njeri. Jemi shpuar në një parukeri. Është fat dhe dhuratë kur lind i bukur, por se do të rregullosh diçka të vogël teksa plakesh, mendoj se s`ka asgjë të keqe” ka treguar Gjoni.
“Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp”, ka vazhduar më tej ajo duke u shprehur se buzëve të bëra ia ka parë hajrin.
NOA.al