Loading...

Ish-presidenti Bujar Nishani, s ulmon ish-deputetin e PD: O zvarranik, burracak dhe llaxore korridoresh

Ish-presidenti Bujar Nishani ka su lmuar në “Facebook” ish-deputetin demokrat të qarkut të Shkodrës, Romeo Gurakuqi, pas akuzave të bëra nga ky i fundit për përjashimin e tij si kandidat për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Teksa e quante një “burracak dhe zvarranik”, Nishani tha se në vitin 2017, Gurakuqit iu dha mundësia që të udhëhiqte listën elektorale të PD-në në Shkodër, por, sipas Nishanit, këtë bësim ish-deputeti e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.
“Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e ko rbave, të tm erruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve.

Romeo na u shfaq si shp ifësi or diner i rradhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë.

Të nderuar miq !

E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh.

Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj.

Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të që llojmë me g ur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.

Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës !

Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i de zinfektove, ato kthehen ne kr imba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë.

Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shp ifës”.

Ata do të kujtohen gjithmonë si shp ifës or dinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të sh pifësve ordinerë !

Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe bu rracak, fr ikacak e zv arranik, nuk i del shp ifjes ballazi !

Para zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e shante në media Sali Berishën.

Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”.

Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër.

Këtë besim, Romeo e shndërroi në dë shtimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.

Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza ba nale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë.

Si një ish Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Jam i bimdur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz.

Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, tra fikantë, rr ëmbyes e zhv atës për deputetë.

Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në d ebat.

Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.

A e dini pse ?

Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta.

Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha.

Pa perjashtim !

Nuk ka alternativë dhe as shpëtim !

Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje!”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com