Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare.
Ajo jeton në Itali dhe gjithë karrierën e saj e ka zhvilluar po në këtë vend.
E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse është e vërtetë që ajo është mbesa e Enver Hoxhës, sipas mediave italiane, Anna shprehet se është spekulim.
Ardit Gjebrea: Çfarë nuk kemi dëgjuar, që emri yt është Ilirjana, që je mbesa e Enver Hoxhës, cila është Anna e vërtetë?
Anna Oxa: Ti e di që një pjesë e medias në Itali, në vend që të informojnë, de zinformojnë. Sajon histori, s ajon farefisin, nuk he ton, nuk vëzhgon. Fakti është që unë nuk kam të bëj me aspak me këtë histori. Unë jam goca e Qazimit nga Kruja.
Ardit Gjebrea: Kur ke ardhur për herë të parë në ’96-ën dhe kur ke thënë në skenë “jam goca e Qazimit nga Kruja”, e gjithë publiku uou.
Anna Oxa: Jam prezantuar kështu me historinë e vërtetë.
Ardit Gjebrea: Më kujtohet që kemi ardhur këtu bashkë dhe ke qenë e para femër që je futur në xhaminë e Krujës.
Anna Oxa: Po është e vërtetë, kam qenë femra e parë që kam hyrë në një xhami, pikërisht këtu ku është historia e familjes sime dhe historia e Shqipërisë.