Këtë të hënë, njëra nga binjaket e “Love Story”, Albana u largua nga programi pas takimit të motrës së saj, Silvanës me Saimirin.
Albana kishte premtuar që do të largohej kur të shihte një afrimitet të Saimirit me motrën dhe kështu ndodhi pasi mes dyshes pati puthje e prekje.
Në një intervistë së fundmi për “Daily Love Story”, Albana u shpreh se vendimin e ka marrë që kur Silvana i kishte treguar ç’kishte ndodhur në takim.
“Më në fund më hoqët qafe. Mendoj që bëra zgjedhjen e duhur, me largimin tim duhet të mbyllet dhe gjithë ky diskutim. Mendoj se dhamë mesazhin e duhur. Atë ç’ka thamë në fillim, i qëndruam deri në fund. Unë s’kam patur asnjë takim me Saimirin kështu që mu duk absurde që diskutohet aq shumë për ne të dyja. Jam e lumtur që mbaroi këtu”, tha Albana.
/NOA.al