Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama, i cili e cilëson ish-liderin e PD-së si organizatorin e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës.
Në intervistën për kanalin “T7”, Berisha mohoi kategorikisht këtë përfshirje.
Megjithatë, Berisha theksoi se do të ishte krenar që të ishte ai organizatori për shkak se protestuesit kanë diplomën që i duhet, atë të guximit, raporton Newsbomb.al
“Sali Berisha do ndihej krenar nëse do të ishte organizues i asaj pr otestë. Unë falenderoj ata të rinj, me diplomë ose pa diplomë. Ata kanë diplomën që i duhet, atë të guximit. Jam admirues pa fund i tyre, pasi kërkojnë të drejtat ndaj këtij shteti po licor. Kjo është gjeneratë e kohës së internetit. Është më e pjekur dhe ne duhet të presim shumë nga intuita e tyre,” tha Berisha.