Loading...

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gace dedikim për nënën në ditëlindjen e saj: ‘Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne.Jam krenare që jam rritur nga ti’

Kengetarja e mirenjohur Aurela Gace uron nenen e saj me fjale te ndiera ne diten e saj te lindjes.
‘Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë ?’
Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne.
Jam krenare që jam rritur nga ti’- e mbyll urimin me zemer kengetarja Aurela Gace.

Statusi i plote:

Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma❤ .
Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga nje grua e fortë, e dh imbsur në tē njejtën kohe, zemërgjerë, luaneshë kur duhej ,e lirë në shpirt e në mendje.
Se kisha parë kurrë të qante ne syrin tonë , derisa iku ne emigrim vetëm 14 vjeç, vèllai i vetëm,me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atehere e pashe te thyhej….
duhet te duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, nje zë qe u thoshte se ishin mirë .
Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë ?
Perpjekjet per nje jete me te mire vazhdonin .
I mora ketu prinderit, te ishim bashkë . Pa e kuptuar se i ata ndiheshin të h umbur…punën qè kishin pas,ishte vēshtire ta kishin po njesoj, familja e tyre nuk ishte me afer, rreth i te afermve, i miqve nuk ishte më aty.
Une isha fare e re e se kuptoja dot kete ndryshim qe ndodhte për ta
. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si femije qe binte dera me urgjence kur kishte ndonje lindje te veshtire e megjithese nuk ishte turni i saj, njerezit qe ishin ne hall e kerkonin . Vone e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte te bente me jetë njerezish e ata e besonin.
Ne Tirane ishte veshtire te gjente te njejten pune, njesoj, e turnet e natës nuk ishin më të perballueshme. Punoi me vone ne konsultoren e femijeve ,e sot ka shume njerez qe me thone se mami eshte kujdesur per femijet e tyre…ka shume qe me thone se mami i ka pritur te vinin ne jete nga duart e saj. Une ndihem shume shume krenare .
Nderkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur semuret ndonje nga vajzat e mija. Përkushtim nga ai qe japin vetēm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar,në çdo situate.
Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne.
Jam krenare që jam rritur nga ti ❤❤❤❤❤❤❤❤
/orikuminews/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com