Loading...

Eva Murati: ‘A nuk e kuptoni që jemi të gjithë të l ënduar dhe DH UNA PO SJELL DH UNE’

Moderatorja e sportit, Eva reagoi për dje gien e pemës së Vitit të Ri nga pro testuesit që kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se ‘ata treguan që në vend të zemrës kanë një grusht qymyr’.

Eva Murati theksoi se ‘dh una po sjell dh unë’, ndërsa shtoi situata ka ardhur për shkak të mll efit të akumuluar për padrejtësi ndër vite.

Ajo ngre pyetjen se kush do mbajë përgjegjësi për dh unën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe gazin lotsjellës që po thith çdo banor.

Postimi i plotë i Eva Muratit:

Kr onikë e javës që lamë pas

Të martën në mëngjes, kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të ndjerit, pata një dë shperim tejet të thellë. Ndoshta për shkak të moshës së njëjtë mendova që Klodianin do ta kisha njohur diku, në 9-vjeçare, gjimnaz apo fakultet. Ngushëllimi i familjes mu duk veprimi i duhur.

Pas tr onditjes që ndjen kur një bashkëmoshari yt ka humbur jetën, pa faj, t merrohesh nga realiteti sesi po përshkallëzon situata.

A nuk e kuptoni që jemi të gjithë të lënduar dhe DH UNA PO SJELL DH UNE!! Kush mban përgjegjësi për gjithë këtë dh unë? Kush mban përgjegjësi për ga zin lo tsjellës që po thith çdo banor, i madh i vogël, i Tiranës?

E ur rej va ndalizmin po realisht treguat veten që keni një grusht qy myr në vend të zemrës ju që reaguat për pemën para jetës së një të riu!

E gjithë kjo situatë na ka tmerruar por edhe na ka zgjuar! Ky eshte mllef i akumuluar për padrejtesi ndër vite!

Po si kemi ardhur deri ketu? A kemi reaguar kur e shohim qartë se pjesa me e madhe e intelektualeve po shkojnë në mërgim? Po kur degjojme se në Europe shqiptaret kane statusin e dealerit te dr oges? Po që jemi vend që prodhojmë naftë dhe serish kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon? A kemi reaguar thjesht kur shohim të promovohet pr ostitucion dhe de gjenerim në mediat tona? A kemi reaguar kur uniforma e po licisë zhvleresohet nga nje rrogë e ulet dhe rendom degjon njerez të mburren sa herë korr uptojnë një po lic? A kemi reaguar për çmimet jashte realiteit shqiptar të banesave? Po për nepotizmin që e sheh në çdo zyrë? Po për faktin që në gjithë këtë Shqiperi qenka kaq e vështirë të gjesh njerëz pa të kaluar kr iminale për të vënë në poste të rëndësishme?

Këto i them si nje njeri pa parti por si dikush që ndërgjegjia qytetare e bën që fajin së pari ta kërkojë tek vetja!

Nëse nuk reagojmë çdo ditë, si për gjëra të medha ashtu edhe për të vogla, për të mbrojtur të drejtat tona qytetare atëherë ose pranojmë çizmen Orëelliane ose durojmë derisa shp ërthejmë në këtë mënyrë!

E mbyll ashtu siç e nisa, duke shprehur ngushellimet për familjen Rasha, Zoti jua lehtësoftë dhe mbjen! Jeni në lutjet e çdo shqiptari! /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com